Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Një person vetëvritet me armë në poligonin pranë stadiumit “Air Albania”
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një poligon qitjeje në Tiranë pranë stadiumit “Air Albania” ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të poligonit. Ende nuk janë bërë publike të dhënat e identitetit të viktimës. Policia po punon për të sqaruar motivet e mundshme të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse arma ishte personale apo e poligonit.