Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
EMRI / Vetëvritet me armën e qitjes 35-vjeçari brenda brenda poligonit në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranës. Një person dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri te poligoni te stadiumi Air Albania”. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima është 35-vjeçari Bledi Hasani. Policia njoftoi paraprakisht se 35-vjeçai është vetëvrarë me armën me të cilën po kryente qitje. “Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç”, thuhet në njoftim. Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.