Shqipëria kryesoi Europën për rritjen e net-qëndrimeve të turistëve në vitin 2024

Shqipëria kryesoi Europën për rritjen e net-qëndrimeve të turistëve në vitin 2024

Bumi turistik i Shqipërisë në vitin 2024 ishte aq i lartë sa vendi më në fund ka hyrë në një renditje pozitive, ku është i pari nga fillimi dhe jo i pari nga fundi.Eurostat publikoi të dhënat e netëve të shpenzuara nga turistët në njësitë akomoduese, ku rezulton se Shqipëria kishte rritjen më të lartë në Europë të netëve të shpenzuara nga turistët në 2024-n, në raport me 2023-n, me 24%, përkundrejt 2.7% që ishte mesatarja e Europës.Në vendet e tjera të rajonit, rritja ka qenë e vakët, si psh në Serbi vetëm 1.8%, në Maqedoninë e Veriut 5.2%, në Mal të Zi, që është një konkurrent direkt i yni, vetëm 1.5% dhe në Kosovë me 3.5%.Shqipëria është e dyta në krahasimin midis 2024-s dhe...