BE arrin marrëveshje për industrinë e mbrojtjes, programi “Edip” me buxhet 1.5 miliardë euro

BE arrin marrëveshje për industrinë e mbrojtjes, programi “Edip” me buxhet 1.5 miliardë euro

Bota E Premte, 17 Tetor 2025 12:21 Brukseli ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje historike për krijimin e një programi të ri mbështetës për industrinë e mbrojtjes në Evropë. Pas negociatave të gjata,  Këshilli i Bashkimit Evropian konfirmoi nisjen e programit “Edip”,  me një buxhet fillestar prej 1.5 miliardë eurosh në formë grantesh,  që do të zbatohet gjatë periudhës 2025–2027. Programi “Edip” synon të nxisë projekte të përbashkëta në fushën e mbrojtjes,  duke reduktuar varësinë e BE-së nga importet e armëve jashtë unionit. Aktualisht, mbi 60% e blerjeve të armëve në BE bëhen jashtë territorit të saj,  kryesisht nga Shtetet e Bashkuara. Me këtë nismë, Brukseli synon ta ulë këtë varësi në 45%. “Kjo marrëveshje përbën një hap të madh për sigurinë e kontinentit evropian...