Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Britani e Madhe – Mbi 3 000 padi kundër Johnson & Johnson për, pudrën e foshnjave
Kompania amerikane Johnson & Johnson po përballet me mbi 3 000 padi në Britaninë e Madhe, pas akuzave se pudra e saj për foshnje përmban asbest — një substancë e lidhur me rrezikun për zhvillimin e kancerit. Paditësit kanë dorëzuar kërkesat e tyre në Gjykatën e Lartë të Londrës, duke pretenduar se kompania ka shitur me vetëdije pudër talk të kontaminuar me asbest, e cila ka shkaktuar sëmundje të rënda si kanceri i vezoreve dhe mezotelioma (kancer i membranës së mushkërive). Padia është ngritur nga firma ligjore KP Law dhe përfshin edhe Kenvue UK, një kompani e ndarë nga Johnson & Johnson në vitin 2023. Produktet e dyshuara janë shitur në periudhën 1965–2023. Sipas paditësve, pudra për foshnje ka përmbajtur fibra kancerogjene, përfshirë asbestin, dhe...