Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Një plumb e ka kapur në kokë”/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: Sot është gati invalid
Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në vitin 2019 te mbikalimi i Shkozetit, ku Laho mbeti i plagosur rëndë. Në dëshminë e tij, Muça deklaroi se në atë kohë jetonte në Sukth dhe nuk kishte asnjë lidhje me të pandehurit. “Kam dëgjuar vetëm emrin Plaurentin, që janë nga Durrësi, por nuk i njoh,” – tha ai. Ai tregoi se për plagosjen e vëllait kishte mësuar nga televizori, ndërsa ndodhej në palestër. “Më pas mora vesh që ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndojin, duke ardhur nga rruga e plazhit. Kur shkova në spital, na ra si bombë. Nuk...