Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shtyhet seanca për Ilir Metën, avokati: Gjykatat shqiptare janë të kapura! Do e çojmë në Strasburg
Është shtyrë seanca në Apelin e Posaçëm për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkoi ndryshim të masës së sigurisë. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 23 tetor. Avokati Kujtim Cakrani deklaron se çështjen do ta dërgojë në Strasburg. Përfaqësuesi ligjor i Metës u shpreh se “gjykatat shqiptare janë të kapura”, dhe sipas tij, kjo është arsyeja përse ish-Kreu i Shtetit nuk paraqitet në seancat gjyqësore ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. “Ne nuk presim nga gjykatat shqiptare, janë të kapura. Do e çojmë në Strasburg, kjo është arsyeja pse Ilir Meta nuk paraqitet në Gjykatë”, tha ai. Pyetjes nëse do e lirojë Metën nga qelia brenda muajit, ashtu siç deklaroi më 1 Tetor, iu përgjigj: “Unë e di shumë...