“Parlamenti është marrë peng”, Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po përpiqet të…

“Parlamenti është marrë peng”, Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po përpiqet të…

Nënkryetari i Kuvendit dhe njëkohëshit nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, në Konferencën e Kryetarëve ka akuzuar mazhorancën se po përpiqet të depersonalizjë opozitën.  Ai u shpreh se duke kufizuar liritë dhe hapësirat e opozitës, kufizohen edhe atë të mazhorancës, duke kujtuar socialistët të cilët kanë pasur apo kanë probleme me drejtësinë, që nga ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, ish- ministri Saimir Tahiri, ish- ministri Ilir Beqaj apo ish-kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.  “Ju po përpiqeni të depersonalizoni Opozitën, por në fakt po depersonalizoni vetveten. Ju nuk e kuptoni në këtë turravrap se duke zvogëluar liritë dhe hapësirat e opozitës, keni ngushtuar liritë e hapësirat tuaja jetike, politike e njerëzore! Andej nga e kam unë origjinën, kanë një fjalë të urtë: “nuk të mban ajo çfarë sheh”! Kemi parë kësaj ane VIP socialistë – e kujtoni Saimir Tahirin? Sa pimpant, sa arrogant, sa...