Veteranët e UÇK-së nisen masivisht drejt Tiranës/ Me uniforma kalojnë kufirin në këmbë (VIDEO)

Veteranët e UÇK-së nisen masivisht drejt Tiranës/ Me uniforma kalojnë kufirin në këmbë (VIDEO)

Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë nisur masivisht drejt Tiranës ku do të mbahet protesta pro UÇK-së.  Me autobusë e motorë dhe thirrjet “ UÇK , UÇk”, veteranët e UÇK-së kanë kaluar kufirin në Morinë në këmbë teksa mbajnë në duar flamurë të Shqipërisë dhe të UÇK-së në duar.  Protesta do të nisë pasditen e sotme dhe është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.