Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Emri/ I dënuar me burg për transport të jashtëligjshëm të emigrantëve, arrestohet 38-vjeçari në Fier
Është arrestuar në Fier 38-vjeçari, Petrit Lori, për transportim emigrantësh të kundërligjshëm. Në vitin 2023, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 38-vjeçarin, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Për të njëjtën veprimtari kriminale, ai është arrestuar nga Policia e Korçës, në vitin 2021. Njoftimi: Fier/Vijojnë kontrollet dhe puna operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim. Kapet në Fier, një shtetas i implikuar në 2 qarqe, Tiranë dhe Korçë, në transportimin e kundërligjshëm të emigrantëve. Për këtë veprimtari kriminale, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit, Tiranë, me 4 vjet burgim, ndërsa nga Policia e Korçës është arrestuar në vitin 2021. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i punës...