Arrestimi i Veliajt bëhet çështje në parlamentin gjerman, deputeti i Bundestag pyet Qeverinë: A u prek autonomia e pushtetit vendor? Ja qëndrimi i ekzekutivit

Arrestimi i Veliajt bëhet çështje në parlamentin gjerman, deputeti i Bundestag pyet Qeverinë: A u prek autonomia e pushtetit vendor? Ja qëndrimi i ekzekutivit

Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Mayer, i është drejtuar Qeverisë Federale me një sërë pyetjesh lidhur me situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet ende në paraburgim pas 8 muajsh. Deputeti gjerman ka kërkuar sqarime mbi ndikimin që mund të ketë rasti i Veliajt në vlerësimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe në perceptimin për gjendjen e sistemit të drejtësisë në vend. Në pyetjet e tij, deputeti Meyer pyet: se a është i njohur për Qeverinë Federale rasti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, me sa duket për një periudhë joproporcionale prej tetë muajsh, prej të cilëve gjashtë pa akuzë, si dhe a është e njohur për Qeverinë Federale vlerësimi për Shqipërinë, nëse...