Debate në Konferencën e Kryetarëve/ “Gjuha e përdorur dje, e dhunshme, e turpshme”, Këlliçi-Peleshit: Ne nuk kërkojmë trazirë, por ju po na impononi…

Debate në Konferencën e Kryetarëve/ “Gjuha e përdorur dje, e dhunshme, e turpshme”, Këlliçi-Peleshit: Ne nuk kërkojmë trazirë, por ju po na impononi…

Është mbledhur paraditen e kësaj të premteje Konferenca e Kryetarëve, për të shqyrtuar tre kërkesat e grupit parlamentar të PD, në lidhje me ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare si dhe kërkesën për mocion me debat. Burime nga Konferenca e Kryetarëve bëjnë me dije se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar ndaj ndërhyrjes së zëvendëskryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, duke e cilësuar gjuhën e përdorur dje në sallë “të dhunshme dhe të turpshme, përtej çdo caku të pranueshëm, edhe në kontekstin e opozitarizmit”. Peleshi ka theksuar se “ajo që ndodhi dje nuk mund të fshihet pas finesës letrare”, duke iu referuar mënyrës së artikulimit të Gjekmarkajt në seancën plenare. Ai ka kujtuar se standardet e parlamentarizmit europian duhet të jenë udhërrëfyesi i sjelljes politike, duke...