Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Italia dha ekspertizën, rrëfimi tronditës i babait të Brian Spahiut: Jam i shokuar
Ankthi i pritjes së ekspertizës për vdekjen e djalit të tyre Brianit, vetëm tre vjeç, mori fund mëngjesin e 23 shtatorit, por përgjigjet e ekspertizës shtuan edhe më shumë brengën e përjetshme. “Ekspertiza e dytë e kryer në Itali mbi shkakun e vdekjes së djalit tim është e tmerrshme. Shkaku i humbjes së jetës është anestezia e tepërt. Në këtë përfundim arriti edhe mjekësia jonë ligjore, por ekspertiza më e detajuar që erdhi nga Italia e ka shtjelluar më thellë. Jam i shokuar sa herë që lexoj çdo rresht”, thotë për Faktoje.al Bledar Spahiu, babai i Brian Spahiut. Qëndrimet Në qëndrimet e mëparshme pas humbjes së jetës së djalit Bledar Spahiu shprehej se për ndërhyrjen kirurgjikale në mbushjen e 14 dhëmbëve kishte paguar 700 euro...