Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“U betuan në Kuran se nuk kishin lidhje me vrasjen”, pajtuesi i gjaqeve: Babai i Andi Malokut iu dha 3 muaj kohë “Rrajave”
GENCI DHE ANDI MALOKU TIRANË- Është duke u zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Posaçme seanca e radhës në ngarkim të Plaurent Dervishajt e Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja, që ndodhi më vitin 2019. Gjatë ditës së sotme, Gjtkata kishte thirrur për të dëshmuar pajtuesin e gjaqeve Beqir Boja. Dëshmitari i tha gjykatës se në vitin 2019 kishte jetuar në Kamëz dhe se kishte qenë kryetari i këshillit të komunës Zall-Herr, kur i ati i Redian Rrajës i kishte kërkuar negocimin me familjen e Andi Malokut, shoferit që mbeti i vrarë në atentat. "Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, më ka kërkuar që të negocioj me familjen e Genc Malokut. Ai më kërkoi që të negocioj...