Banka Botërore: Pothuajse 700 milionë njerëz jetojnë në varfëri ekstreme

Banka Botërore: Pothuajse 700 milionë njerëz jetojnë në varfëri ekstreme

Sipas të dhënave të fundit nga Banka Botërore,  rreth 700 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë në varfëri ekstreme,  duke mbijetuar me më pak se 2.15 dollarë në ditë për person. Kjo shifër alarmante nënvizon nevojën për veprime të koordinuara globale për të luftuar varfërinë. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shpallur 17 tetorin si Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë,  në një rezolutë të miratuar më 22 dhjetor 1992. Çdo vit,  kjo ditë shënohet me aktivitete dhe konferenca që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin dhe të mobilizojnë përpjekjet ndërkombëtare kundër varfërisë. Sipas OKB-së,  varfëria ekstreme globale kishte shënuar rënie të ndjeshme nga viti 1990 deri në vitin 2019. Megjithatë,  pandemia COVID-19 dhe krizat pasuese shkaktuan rritjen më të madhe të varfërisë globale në dekada, ...