Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi: Përdorët gjuhë të dhunshme dhe të turpshme

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi: Përdorët gjuhë të dhunshme dhe të turpshme

konferenca e kryetareve TIRANË- Është mbledhur paraditen e kësaj të premteje Konferenca e Kryetarëve, ku sërish ka pasur debate mes PS-së dhe PS-së. Gjatë mbedhjes së sotme do të shqyrtohen tre kërkesat e grupit parlamentar të PD, në lidhje me ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare si dhe kërkesën për mocion me debat. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar ndaj ndërhyrjes së zëvendëskryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, duke e cilësuar gjuhën e përdorur dje në sallë “të dhunshme dhe të turpshme, përtej çdo caku të pranueshëm, edhe në kontekstin e opozitarizmit”. Peleshi ka theksuar se “ajo që ndodhi dje nuk mund të fshihet pas finesës letrare”, duke iu referuar mënyrës së artikulimit të Gjekmarkajt në seancën plenare. Ai ka kujtuar se standardet e parlamentarizmit europian...