Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirinë, mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirinë, mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së

Kreu i Partisë së Lirisë ka kërkuar sërish lirinë në Apelin e GJKKO-së. Kërkesa e Metës po shqyrtohet sot, ndërsa ish-presidenti mbahet në burg që prej muajit tetor 2024.  SPAK e ka marrë Ilir Metën të pandehur për 3 vepra penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Edhe Monika Kryemadhi përballet me të njëjtat akuza si ish bashkëshorti i saj, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.   Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.