Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Shpërthim në një ndërtesë 8-katëshe, dy të vdekur dhe 12 të plagosur
Dy persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi të premten në një ndërtesë tetëkatëshe në Bukuresht, kryeqytetin e Rumanisë. Sipas mediave lokale, shpërthimi shembi dy kate të ndërtesës dhe dëmtoi rëndë katet poshtë saj. Xhamat e një shkolle të mesme aty pranë u thyen nga fuqia e eksplozionit. Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet në rrënoja, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.