Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Presidenti Begaj takim me zëvendëspresidentin e Turqisë, bisedime për sigurinë dhe bashkëpunimet ekonomike
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yılmaz. Biseda mes tyre u fokusua te marrëdhëniet midis dy vendeve tona, avancimin e nismave që thellojnë këtë bashkëpunim, si edhe zhvillimet rajonale dhe çështjet e sigurisë. “Shqipëria vlerëson rolin e Turqisë si një partner dhe aleat kyç dhe vlerësoi se ka gjithmonë vend për thellim të bashkëpunimit dypalësh në fusha, si: ekonomia dhe tregtia, bujqësia, investimet, infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe çështje të tjera thelbësore”, tha Begaj. Gjatë bisedës u theksua edhe bashkëpunimi rajonal me Turqinë në kuadër të nismave rajonale, si: Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Në lidhje më Kosovën, Presidenti i Republikës vlerësoi lobimin e fortë të Turqisë për njohjen...