Parashikimi i motit për të premten, vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Parashikimi i motit për të premten, vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se e premte,  17 tetor,  vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,  me mot të vranët dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar,  kryesisht në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në pjesën e parë të ditës, lokalisht parashikohen rrebeshe me intensitet të lartë,  të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër, veçanërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Pas mesditës,  reshjet do të reduktohen në territor,  por do të mbeten me intensitet mesatar në zonat qendrore. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje–juglindje,  me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s. Në vijën bregdetare dhe zonat luginore,  era mund të arrijë deri në 22 m/s,  duke shkaktuar dallgëzim në det të...