Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mediat e Beogradit festojnë: Parlamenti shqiptar refuzoi rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë
Mediat serbe kanë vlerësuar vendimin e mazhorancës së Edi Ramës në parlamentin shqiptar për të refuzuar një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Gazeta serbe Telegraf shkruan se nuk kaloi rezoluta për të ashtuquajturin gjenocid në Kosovë. “Gjatë seancës plenare, parlamenti i Shqipërisë nuk e miratoi kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike për miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin e supozuar serb në të ashtuquajturën Kosovë. Detajet e votimit nuk u publikuan, por kërkesa u refuzua. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria duhej ta kishte miratuar menjëherë rezolutën e Kosovës për njohjen e gjenocidit serb,” shkruan gazeta. Telegraf citon edhe liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha, i cili deklaroi se Edi Rama është një shërbëtor i Vuçiçit. “Si mund të shkelë një shqiptar...