“Më quajti prostitutë!” Shpërthen kryeministrja italiane Meloni, përplasje e ashpër me kryesindikalistin…

“Më quajti prostitutë!” Shpërthen kryeministrja italiane Meloni, përplasje e ashpër me kryesindikalistin…

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar me tone të forta në rrjetet sociale ndaj sekretarit të përgjithshëm të sindikatës CGIL, Maurizio Landini, pasi ky i fundit e ka quajtur “kortigjane” gjatë një interviste televizive.  “Nëse dikush nuk e di kuptimin më të zakonshëm të fjalës ‘kortigjane’, po e ndaj unë: do të thotë prostitutë. Landini, i verbuar nga një mllef që mund ta kuptoj, më quan kështu në publik. Kjo është e majta që na bëri moral për dekada për respektin ndaj grave – dhe që sot më fyen për mungesë argumentesh”, shkruan Meloni në postimin e saj.  Në reagimin e saj, kryeministrja shton se publikoi edhe përkufizimin zyrtar të fjalës në fjalor: “Grua me zakone të lira; prostitutë”.  Nga ana tjetër, Maurizio Landini mohon se përdori një gjuhë seksiste. “Nuk ka asnjë fyerje dhe as mllef...