Totti rrëfen çmenduritë e tij…; nga pështyrja e Poulsenit te grushti ndaj Colonnese dhe shqelmi kundër Balotellit

Totti rrëfen çmenduritë e tij…; nga pështyrja e Poulsenit te grushti ndaj Colonnese dhe shqelmi kundër Balotellit

Karriera e Francesco Tottit është shembull për të rinjtë, që duan të fillojnë aventurën në futboll. Tek ai mishërohen talent i jashtëzakonshëm dhe përkushtim maksimal, me suksese dhe trofe. Simbol i Romës, klubit me të cilin lidhi shpirtin dhe trupin që nga fillimi deri në fund. Megjithatë, edhe në karrierën e tij të shkëlqyer, Totti ka pasur momente të vështira, si pështyrja ndaj Poulsen në Itali-Danimarkë 2004. Sot, 20 vite më pas, ai ende nuk e shpjegon dot atë veprim: “Shikoj veten dhe them: jo, nuk mund të jem unë… Një veprim i turpshëm”. Gjatë asaj ndeshjeje, kamerat e kapën duke përshtyrë Poulsenin dhe UEFA ndërhyri zyrtarisht, duke e pezulluar 3 ndeshje. Totti nuk kërkon justifikime, por përpiqet të shpjegojë gjendjen: “Ai kishte për mision...