Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Pesë varret e Naim Frashërit
Pesë varret e Naimit Nga Zylyftar HOXHA Varri i Naim Frashërit, aty ku është sot, në Kodrat e Liqenit, është i pesti. Që nga varrimi i parë në një fshat dy orë larg nga Stambolli, pranë teqesë së Merdiven – Qojt, ceremoni e përshkruar bukur nga nipi i tij, Mit’hat Frashëri, eshtrat e Poetit tonë Kombëtar kanë lëvizur edhe plot katër herë të tjera. Ky “udhëtim” i imponuar sfilitës pas vdekjes, në disa raste më shumë se për të nderuar poetin e madh, është bërë për “protagonistët” e këtyre lëvizjeve, për të evidentuar veten e tyre se gjoja dinë të vlerësojnë dhe të ridimensionojnë figurat kombëtare. Varri i parë, 20 tetor 1900 Askush më mirë se Mit’hat Frashëri nuk ka mundur të bëjë kronikën e...