“LIRIA KA EMËR”, mbahet sot në Tiranë protesta në mbështetje të UÇK, kush merr pjesë

“LIRIA KA EMËR”, mbahet sot në Tiranë protesta në mbështetje të UÇK, kush merr pjesë

liria ka emer TIRANË- Do të mbahet sot në Tiranë protesta për lirinë e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.  Protesta, që do të nisë në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej” organizohet me moton “Liria ka emër” dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një konferencë për media më 14 tetor, tha se në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, ai theksoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë. Ndërkohë pritet të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Kreu i grupit të PS,...