Soros nëpërmjet Fondit “Besa” ka zhvilluar aktivitet kriminal financiar, si u shndërrua me ndihmën e qeverisë…

Soros nëpërmjet Fondit “Besa” ka zhvilluar aktivitet kriminal financiar, si u shndërrua me ndihmën e qeverisë…

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdon të thellohet përplasja historike mes presidentit Donald Trump dhe miliarderit George Soros, që po trondit themelet e sistemit politik dhe financiar amerikan. Trump ka nisur një fushatë frontale kundër rrjeteve të financimit liberal, duke kërkuar hetime federale ndaj fondacioneve të lidhura me Soros dhe përdorimin e ligjit “RICO” për ta goditur atë si organizatë kriminale ekonomike. Kjo betejë e ashpër mes forcave nacionaliste të Trump dhe strukturës globaliste të Sorosit po përshkallëzohet çdo ditë, ndërsa paralajmërohet se pasojat do të ndihen deri në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri, një nga vendet ku Soros ndërtoi rrjetin më të fuqishëm të ndikimit që prej viteve ’90. Në këtë klimë tensioni global, vëmendja po kthehet te “laboratori shqiptar” i modelit Soros,...