Ra nga lartësia e pallatit teksa po punonte dhe humbi jetën, shpallet në kërkim drejtuesin teknik i firmës

Ra nga lartësia e pallatit teksa po punonte dhe humbi jetën, shpallet në kërkim drejtuesin teknik i firmës

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit, ku humbi jetën 36-vjeçari, Anton Zefi.  Ndaj 52-vjeçarit me inicialet S. T. rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.  Anton Zefi nga fshati Pllanë ra nga lartësia e kantierit teksa ishte duke punuar. Fatkeqësisht i riu ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.  “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksdentin në një objekt në ndërtim, në Kune, Shëngjin, me pasojë vdekjen e shtetasit A. Z., bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kryen veprimet për rastin, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin:  “S. T., 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Ky...