Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kërkimi i pengjeve izraelite/ Ankaraja ofron ndihmë, Netanyahu s’i zë besë
Ekipet me uniforma blu janë të trajnuar për të lëvizuar mes gërmadhave në kërkim të të mbijetuarve. Këtë herë, ekipet turke të shpëtimit po përgatiten të ndërhyjnë për të gjetur trupat e groposur nën gërmadhat e një tërmeti nga dora e njeriut. Ankaraja është e gatshme të dërgojë 80 ekspertë për të mbështetur ata nga Egjipti e Katari: së bashku do të ndihmojnë Hamasin të gjejë trupat e 19 pengjeve që thonë se kanë humbur në kaosin e luftës dhe që duhet të ktheheshin në fazën e parë të marrëveshjes, raporton Il Corriere della Sera. Mbështetja e Turqisë është ende pezull. Qeveria e Netanyahu’s nuk do që ta gjejë veten në anën tjetër të kufirit me një grup që i përgjigjet Erdogan sepse presidenti turk e...