‘Liria ka emër’, sot mbahet në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë

‘Liria ka emër’, sot mbahet në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë

Sot në orën 17:00 në Sheshin Skënderbej do të zhvillohet protesta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të cilët po gjykohen në Hagë të akuzuar për krime lufte. “Drejtësi për Çlirimtarët” është slogani i kësaj proteste e cila pritet të mbledhë qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova. Në këtë protestë do të mbajë fjalë ish-presidenti Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë. Për këtë protestë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije se për 24 orë nuk do të paguhet tarifa në Rrugën e Kombit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës. Në një konferencë për media, Osmani theksoi se lufta...