Sot protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë, çfarë pritet të ndodhë dhe kush do të marrë pjesë

Sot protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë, çfarë pritet të ndodhë dhe kush do të marrë pjesë

Sot Tirana do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Protesta, që do të nisë në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej” organizohet me moton “Liria ka emër” dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një konferencë për media më 14 tetor, tha se në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, ai theksoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë. Ndërkohë pritet të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka deklaruar gjithashtu se...