Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kancelari Merz bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase
Më pak burokraci, më shumë forcë ushtarake: Në prag të samitit të BE-së, kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz në një deklaratë qeveritare tërhoqi vëmendjen për reforma rrënjësore të Bashkimit Europian. Në prag të samtit të BE-së, që zhvillohet javën e ardhshme, kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz bëri thirrje, që Europa ta përmbushë më me energji rolin e saj si “fuqi e paqes”. “Europa duhet t’i shfrytëzojë më me vendosmëri dhe më me unanimitet mundësitë e saj dhe ta verë në veprim fuqinë e saj për të formësuar një botë më të mirë”, kërkoi Merz në deklaratën qeveritare në Bundestag lidhur me takimin e nivelit të lartë. Marrëveshja e paqes për Gazën tregoi, se veprimi politik bën dallimin. Njëkohësisht Europa edhe ushtarakisht duhet të bëhet më...