Roli i Gjermanisë në një fillim të ri në Lindjen e Mesme

Roli i Gjermanisë në një fillim të ri në Lindjen e Mesme

Të hënën (13.10.), Kancelari Friedrich Merz (CDU) nuk e humbi rastin të udhëtonte për në vendpushimin egjiptian Sharm El Sheikh në takimin e nivelit të lartë me më shumë se 20 krerë shtetesh dhe qeverish. Merz ishte aty vetëm për disa orë, kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një marrëveshje mbi një paqe të mundshme në Lindjen e Mesme me krerët e shteteve të Egjiptit,  Turqisë dhe Katarit. Dhe për një foto të shpejtë me Presidentin e SHBA-së. Kancelari gjerman bëri edhe një deklaratë të shkurtër për gazetarët për të bërë të qartë rolin e Gjermanisë në formësimin e së ardhmes në Rripin e shkatërruar të Gazës. Një rol i mundshëm, duhet thënë, sepse shumica e detajeve të planit të paqes prej 20 pikash të Trump janë ende të paqarta. Edhe më parë, para lirimit...