Kuvendi i tretë i Studimeve Arbëreshe në Tiranë

Kuvendi i tretë i Studimeve Arbëreshe në Tiranë

Kuvendi III i Studimeve Arbëreshe, i cili mbahet çdo dy vjet zhvillohet këtë vit më 30 tetor. Ai përbën ngjarjen më të rëndësishme studimore të organizuar nga Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), që këtë vit përkon me 5-vjetorin e themelimit të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA). QSPA shprehet se tema bosht e këtij Kuvendi të III është “Narrativa të së shkuarës dhe së tashmes në dialektikën diasporë-vendi amë: Arbëreshët dhe Shqipëria”. “Trajtimi i kësaj teme përbën një rëndësi të qenësishme për kombëtarinë, e cila diskutohet për herë të parë në qarqet akademike shqiptare dhe që mëton të hedhë dritë, përmes interpretimesh shkencore të shkollave të reja të mendimit, mbi këtë raport të vendit amë, Shqipërisë, me komunitetin arbëresh,...