Mbyllja e qeverisë në SHBA zgjatet edhe javën e ardhshme, Kongresi nuk miraton ligjin për shpenzimet ushtarake

Mbyllja e qeverisë në SHBA zgjatet edhe javën e ardhshme, Kongresi nuk miraton ligjin për shpenzimet ushtarake

Mbyllja e pjesshme e qeverisë federale të SHBA pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, pasi Senati nuk do të zhvillojë votime deri të hënën, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve vijon të jetë në pushim, raporton CNN. Të enjten pasdite, Demokratët në Senat bllokuan një projektligj për shpenzimet e mbrojtjes, duke reflektuar mungesën e thellë të besimit mes dy partive, në një kohë kur qeveria është e paralizuar për shkak të mungesës së marrëveshjes për buxhetin. Projektligji mori 50 vota pro dhe 44 kundër, por kishte nevojë për 60 vota për të kaluar. Demokratët refuzuan ta mbështesin, duke thënë se nuk u besohet Republikanëve se do ta lidhin këtë projektligj me të tjera nisma buxhetore të rëndësishme si ligji për punën, shëndetësinë dhe arsimin, të cilat...