Arrestimi I Aldo Avdyli (Elidon), i “fshehuri” tek Liqeni i Thatë – po planifikonte nje vrasje te re, e tradhtoi një telefonatë kërcënuese

Arrestimi I Aldo Avdyli (Elidon), i “fshehuri” tek Liqeni i Thatë – po planifikonte nje vrasje te re, e tradhtoi një telefonatë kërcënuese

Aldo alias Elidon Avdyli, 37-vjeçari Shijakas, mjaft i njohur në botën kriminale dhe Policinë e Shtetit, u kap gafil në një apartament të marrë me qira nga Dorjan Sherifi. Ai kishte zgjedhur të vendosej në këtë apartament shumë pranë një kazinoje që ndodhet tek “Liqeni i Thatë”, dhe informacionet e policisë kriminale flasin se Avdyli kishte arritur të strehohej në atë zonë me qëllim krijimin e një baze, për të krijuar më pas kushtet e kryerjes së një vrasjeje. Por në gjurmë të lëvizjeve të tij kishte rënë një agjent policie, për shkak edhe të një gafe taktike që kishte bërë në fillim të muajit tetor 2025 vetë Aldo Avdyli. Informacionet e klasifikuara të siguruara nga gazetari Elton Qyno flasin se Aldo Avdyli ka kërcënuar...