Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vdiq duke pritur drejtësinë” – Juristi Daci: Gjykata e thirri në seancë, por ai kishte ndërruar jetë
Juristi Jordan Daci ka ngritur alarmin për situatën dramatike të sistemit gjyqësor në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një “kolaps funksional”. I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, Daci tha se aktualisht janë rreth 200 mijë çështje që presin të shqyrtohen në gjykata, ndërsa gjyqet zvarriten deri në pikën që palët ndërojnë jetë pa marrë drejtësi. “Kam pasur raste kur më vjen njoftimi për gjyq në Gjykatën e Lartë dhe mësoj që personi që përfaqësoj ka vdekur. Dhe jo tani, por ka ndërruar jetë sepse gjyqi ka nisur 15-20 vite më parë,” – u shpreh Daci. Sipas tij, rreth 40% e çështjeve në sistemin gjyqësor kanë të bëjnë me pronësinë, ndërsa një pjesë e konsiderueshme janë çështje administrative, ku mbi 30% prej tyre...