Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Tifozëve të Maccabi Tel Avivit u ndalohet hyrja në stadiumin e Aston Villës për ndeshjen e Ligës së Evropës
Asnjë mbështetës i klubit izraelit Maccabi Tel Aviv nuk do të lejohet ta ndjekë nga stadiumi ndeshjen kundër Aston Villës në Ligën e Evropës muajin e ardhshëm në Angli, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë, njoftoi klubi anglez të enjten. Ky vendim vjen pas protestave kundër ndeshjeve kualifikuese të kombëtares së Izraelit për Kupën e Botës kundër Norvegjisë dhe Italisë, ku policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe demonstruesve propalestinezë në Oslo dhe Udine. Aston Villa tha se e mori këtë vendim pas udhëzimeve të Grupit Këshillues për Sigurinë (SAG), i cili është përgjegjës për lëshimin e certifikatave të sigurisë për ndeshjet në stadiumin Villa Park, bazuar në disa faktorë të sigurisë dhe fizikë. “Pas një takimi këtë pasdite, SAG u ka shkruar zyrtarisht klubit...