Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Është një organizim madhështor”/ Protesta pro-UÇK-së, flet Rama: 6 autobusa nga Prishtina, shqiptarë nga mbarë bota
Kryekomunari i Prishtinës, Përparim Rama zbuloi, detaje nga organizimi për protestën e nesërme pro-UÇK që do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë. Ai tha se komuna i ka ardhur në ndihmë OVL/ UÇK-së duke i vënë në dispozicion gjashtë autobusë pa pagesë, që do të nisen nga kryeqyteti i Kosovës. “Ne kemi pasur takime dhe biseda me organizatën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kemi pasur kërkesë që t’ju ndihmojmë me transportin. Gjashtë autobus prej Prishtinës do të nisen për në Tiranë. Edhe kjo ka qenë kërkesa, këtë e kemi plotësuar. Normal çfarëdo tjetër që ka nevojë. Ne jemi në përkrahje të veteranëve, në përkrahje të vlerave të UÇK dhe ju falënderojmë shumë edhe Tiranës që kanë mundësuar që kjo protestë gjithëkombëtare...