Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Udhëtimet drejt Europës, radhët e pafund dhe nervat në limit
Bota E Enjte, 16 Tetor 2025 21:25 Udhëtarë që shtrihen në radhë të gjata, oficerë kufiri që shpjegojnë me zë të lodhur një sistem të ri digjital që “nuk është shumë i shpejtë”, dhe njerëz që humbasin fluturime pasi qëndruan me orë të tëra për t’u regjistruar. Kjo është skema që po përsëritet në çdo aeroport. Ky është realiteti i ditëve të para të Entry/Exit System (EES), sistemi i ri elektronik që Bashkimi Europian ka vënë në zbatim për të regjistruar hyrjet dhe daljet e qytetarëve nga vendet jo anëtare të BE-së.