Vlorë në pritje të stuhive: Bashkia paralajmëron qytetarët, por mungojnë masat konkrete

Vlorë në pritje të stuhive: Bashkia paralajmëron qytetarët, por mungojnë masat konkrete

Bashkia e Vlorës ka lëshuar një njoftim zyrtar, duke paralajmëruar qytetarët për mot të keq me reshje intensive shiu dhe stuhi, që pritet të godasin qytetin bregdetar nga data 17 deri më 21 tetor. Në njoftim, banorëve u kërkohet të tregojnë kujdes, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe parkimin në zonat e njohura për përmbytje, ndërsa theksohet se “grupet e punës janë në gatishmëri të plotë” për çdo situatë emergjente që mund të krijohet. Megjithatë, qytetarët janë skeptikë ndaj paralajmërimeve të përsëritura të bashkisë, pasi moti i keq ka gjetur shpeshherë Vlorën të papërgatitur. Në vitet e fundit, reshjet e dendura kanë mjaftuar për të përmbytur rrugët kryesore të qytetit, duke nxjerrë në pah problematika serioze me kanalizimet dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane. Pavarësisht premtimeve...