“Betoni i padrejtësisë” në Vlorë – Familja Musaj 12 vite në rrugë, shteti mbron oligarkët, jo qytetarët

“Betoni i padrejtësisë” në Vlorë – Familja Musaj 12 vite në rrugë, shteti mbron oligarkët, jo qytetarët

Prej disa vitesh, qyteti i Vlorës është bërë epiqendra e betonit dhe përplasjeve midis familjeve vendase dhe një grupi biznesmenësh, që kanë ndikim te njerëz të korruptuar nëpër gjykata, prokurori, polici dhe bashki. Pasojat e këtyre përplasjeve shpeshherë kanë nxjerrë në rrugë familje, të cilat edhe pse ishin pronare të ndërtesës, janë mashtruar nga biznesmenët dhe janë nxjerrë me forcë nga shtëpitë e tyre prej personave të punësuar në Bashkinë e Vlorës. Një nga këto raste lidhet me familjen Musaj, e cila prej 12 vitesh është e pastrehë, kur në fakt zotëronte një shtëpi në lagjen “Pavarësia” Vlorë. Zanafilla e kësaj historie e ka origjinën në vitin e largët 1939, që zotëronin truall në zonën e sotme të lagjes “Pavarësia” në Vlorë, do të lidhnin...