Rusët i dorëzojnë SHBA-së “raportin sekret” të KGB-së për vrasjen e Presidentit Kennedy

Rusët i dorëzojnë SHBA-së “raportin sekret” të KGB-së për vrasjen e Presidentit Kennedy

Më shumë se 60 vjet pas vrasjes së presidentit amerikan John F. Kennedy në Dallas, ende ekzistojnë shumë pikëpyetje rreth asaj që ndodhi vërtetë atë ditë dhe kush ishte përgjegjës. I vetmi autor zyrtar i vrasjes mbetet Lee Harvey Oswald, një ish-marins amerikan, që më vonë u bë qytetar sovjetik. Ai u vra dy ditë pas atentatit, para se të transferohej në burg. Për vite me radhë janë ngritur teori konspirative se Oswald ka vepruar në emër të Fidel Castros ose Nikita Hrushovit, si hakmarrje për krizën e raketave në Kubë. Tani, një raport i gjatë prej 365 faqesh i përpiluar nga KGB-ja është dorëzuar nga ambasada ruse në Uashington te deputetja republikane amerikane Anna Paulina Luna, e cila po heton mbi ngjarjet e atyre...