8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

Nga Guido Santevecchi, Corriere della Sera Tetë editoriale me radhë janë publikuar nga “E përditshmja e Popullit” e Pekinit mes 30 shtatorit dhe 7 tetorit, me titullin “Një monografi speciale mbi ekonominë e Kinës nën udhëheqjen e Xi Jinping”. Seria përshkruan trajektoren e zhvillimit të Republikës Popullore, duke lartësuar “inovacionin teknologjik për një rritje me cilësi të lartë”: ky është slogani i preferuar i planifikuesve komunistë tani që PBB-ja nuk rritet më si në vitet e “mrekullisë” që e kishte shndërruar Kinën në “fabrikën e botës”. Artikujt e gazetës-megafon të Partisë-Shtet mbështesin idenë se “të besosh në Kinë do të thotë të besosh në të ardhmen”. Të gjitha editorialet janë botuar në faqen 2, të rezervuar për ndërhyrjet me peshë. Ato mbajnë firmën e Zhong...