“Tubimi ka dimension kombëtar dhe jo partiak”, Ali Ahmeti: Në Tiranë na bashkon UÇK-ja!

“Tubimi ka dimension kombëtar dhe jo partiak”, Ali Ahmeti: Në Tiranë na bashkon UÇK-ja!

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së në Maqedoni, ka reaguar për protestën e nesërme të organizuar në Tiranë, ku do të bëhet thirrje drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale. Ahmeti i pyetur se a do të organizohet një protestë e tillë edhe në Shkup, ka thënë se kjo është çështje kohësh. “Është duke u biseduar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me siguri që janë në kontakt me shoqatat e veteranëve të luftës në Kosovë. Është çështje kohe se kur do të organizohet’’, ka thënë ai në në T7. Ahmeti ka thënë se protesta në fjalë është për të ngritur zërin kundër një padrejtësie të madhe që i bëhet UÇK-së. “Ne kemi spostuar edhe fushatën për shkak të protestës. Të gjithë...