Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Rama po e keqpërdor Begajn”, Bardhi: Djali i presidentit merr 30 mijë euro në muaj pa vajtur në punë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi akuzoi Presidentin për sjellje të njëanshme dhe shkelje të rënda të Kushtetutës. “Kam njoftuar kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Rama po keqpërdor presidentin”, tha Bardhi në fillim të intervistës. Sipas tij, Presidenti ka bërë ndërhyrje brutale në sistemin kushtetues, duke shkelur jo një, por shtatë herë Kushtetutën. Ai përmendi veçanërisht rastin e ndërhyrjes në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “Presidenti nuk zbaton Kushtetutën. Nuk mund të thotë presidenti se ‘unë e shkrij Gjykatën Kushtetuese’, nuk e pyes atë. Begaj ka bërë ndërhyrje brutale edhe në mandatet e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ai....