Pavarësisht lidhjeve me naftën ruse, SHBA dhe Britania vazhdojnë blerjet e naftës së rafinuar nga India

Pavarësisht lidhjeve me naftën ruse, SHBA dhe Britania vazhdojnë blerjet e naftës së rafinuar nga India

Edhe pse SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë ndaluar importet e drejtpërdrejta të naftës ruse, ato vazhdojnë të blejnë produkte të rafinuara nga India, e cila përpunon naftë bruto të importuar nga Rusia në sasi të mëdha. Produkte si nafta dhe karburanti për avionë po eksportohen nga rafineritë indiane drejt tregjeve perëndimore, duke i shmangur sanksionet përmes një praktike të diskutueshme, pas përpunimit, origjina e naftës konsiderohet “e ndryshuar”, duke e bërë të ligjshëm eksportin në vendet që kanë ndaluar naftën ruse. Presidenti Donald Trump ka shtuar presionin diplomatik mbi Indinë për t’i dhënë fund importit të naftës ruse. Megjithatë, Ministri i Jashtëm i Indisë, S. Jaishankar, reagoi ashpër, duke thënë: “Nëse keni problem me blerjen e naftës ose produkteve të rafinuara nga India, mos...