Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kremlini: Putin paralajmëroi Trump për Tomahawk, mund të dëmtojë procesin e paqes
Kremlini njoftoi se presidenti rus, Vladimir Putin, e paralajmëroi presidentin amerikan Donald Trump gjatë telefonatës së tyre të sotme se furnizimi i Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk nga SHBA do të kishte pasoja të rënda për marrëdhëniet dypalëshe dhe për procesin e paqes në Ukrainë. “Putin theksoi se një veprim i tillë do të dëmtonte rëndë jo vetëm marrëdhëniet SHBA–Rusi, por edhe do të kompromentonte çdo përpjekje për zgjidhje paqësore të konfliktit,” u shpreh ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, në një deklaratë për mediat. Sipas Ushakov, presidenti rus i bëri të ditur Trump-it se forcat e armatosura ruse kanë aktualisht “iniciativë të plotë strategjike” përgjatë gjithë vijës së frontit në Ukrainë. Biseda mes dy liderëve, e cila zgjati afro dy orë...