“Përgatituni për luftë”, BE ngre alarmin: Në vitin 2030 përballemi me armikun

“Përgatituni për luftë”, BE ngre alarmin: Në vitin 2030 përballemi me armikun

Vendet e Bashkimit Europian kanë pesë vite kohë për t’u përgatitur për luftë. Alarmin e ka ngritur Komisioni Europian, në bazë të një plani ushtarak që pritet të konsultohet gjerësisht nga BE, citon POLITICO. “Deri në vitin 2030, Evropa ka nevojë për një qëndrim mbrojtës evropian mjaftueshëm të fortë për të penguar në mënyrë të besueshme kundërshtarët e saj, si dhe për t’iu përgjigjur çdo agresioni”, thuhet në draftin e planit të Komisionit Europian i cili do t’u shkojë udhëheqësve të BE-së për diskutim javën e ardhshme. Udhërrëfyesi i Gatishmërisë së Mbrojtjes 2030 është një shenjë e rolit në rritje të BE-së në çështjet ushtarake, një reagim ndaj luftës së Presidentit rus Vladimir Putin ndaj Ukrainës dhe angazhimit të paqartë të Presidentit të SHBA-së Donald...