Florjan Binaj: Kemi dy rrugë, korrupsionin ose njerëzit e ndershëm(VIDEO)

Florjan Binaj: Kemi dy rrugë, korrupsionin ose njerëzit e ndershëm(VIDEO)

Florjan Binaj, kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës i cili ka mbështetjen e opozitës, ka postuar një video në rrjetet sociale ku i dërgon një mesazh banorëve të kryeqytetit.  “Mundësia për t’iu shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime,” thotë Binaj.  Ai u bën thirrje qytetarëve që gjatë votimeve të reflektojnë për të ardhmen dhe të zgjedhin rrugën e ndryshimit, “larg korrupsionit, betonizimit dhe patronazhistëve”.  “Kemi dy rrugë përballë: korrupsionin dhe betonin, ose ndryshimin me njerëz të ndershëm dhe profesionistë,” shprehet Florjan Binaj.  “Ju ftoj të bëhemi bashkë për ndryshimin. Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën,” përfundon mesazhin e tij kandidati që mbështetet nga opozita.