“Një Ditë Tjetër” e Mira Kazhanit,  autorja rrëfen betejën me sëmundjen

“Një Ditë Tjetër” e Mira Kazhanit, autorja rrëfen betejën me sëmundjen

Ka libra që nuk lexohen, por ndihen. Ka rrëfime që nuk kërkojnë kritikë, por heshtje. “Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit është një prej atyre librave që nuk të flet me zë të lartë, por të troket ngadalë, si një kujtim që s’do të zbehet kurrë. Në këtë libër, Mira na fton të hyjmë në dimrin e saj më të vështirë, atë periudhë kur jeta i bëhet betejë me sëmundjen, me trupin, por mbi të gjitha, me shpirtin. Ajo nuk kërkon keqardhje, nuk kërkon as duartrokitje. Thjesht ndan atë që shumë gra e përjetojnë në heshtje, frikën, rënien dhe forcën për ringritjen. Këtë mesazh e dha edhe mbrëmë gjatë promovimit të librit në librarinë Bookland. “Njeriu nuk i ka në dorë dhimbjet apo sfidat që...